Kasami: Zgjidhet problemi dhjetëvjeçar i ujit për pije në Falisht dhe Saraqinë


Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami në rrjetin social facebook ka dhënë lajmin se është zgjidhur problemi dhjetëvjeçar i ujit për pije në Falisht dhe Saraqinë!
”Banorët e fshatit Falisht dhe Saraqinë përfundimisht u liruan nga problemi i ujit të pijshëm. Nuk ka më ndërprerje në furnizimin me ujë të pijshëm, nuk ka më defekte. Pusi i ri është vënë në funksion dhe ka një sasi prej 20 litra ujë në sekondë, sasi kjo që i plotëson nevojat e banorëve të kësaj pjese. Ne punojmë me përkushtim, duke gjetur zgjidhje serioze dhe afatgjate! Ne ofrojmë kushte për një jetë komode për qytetarët tanë!” – shkruan Bilall Kasami.

Baby Boo