Kasami: VLEN nuk bëhet pjesë e Qeverisë pa ndryshimet kushtetuese


Në versionin më të keq, VMRO merr 40 deputetë, Kasami: Edhe po të rezistojë VMRO-ja, nuk ka Qeveri me VLEN-in pa u bërë ndryshimet kushtetuese.

Bilall Kasami tha se do ta kenë kusht që pa ndryshimet kushtetuese, VLEN nuk bëhet pjesë e Qeverisë.

Kasami tha se është më e mundur që me VMRO-në në Qeveri të ndodhin ndryshimet kushtetuese se sa nëse ajo është jashtë saj pasi siç tha, në versionin më të keq VMRO do t’i merr 40 deputetë.

“Edhe po të rezistojë VMRO-ja, kushti jonë, kusht, parakusht thoni si të doni, do të jetë që të ndodhin ndryshimet kushtetuese. Nuk ka Qeveri pa ndryshime kushtetuese. Prandaj po them që jam më se i sigurt dhe këtë nuk e them se a do të jetë Besa koalicion i VLEN në qeveri ose nuk do të jetë sepse po e them që shumë më e mundur është që të ndodhin ndryshimet kushtetuese me VMRO-në në Qeveri se me VMRO-në në opozitë. VMRO në versionin më të keq do t’i merr 40 deputetë”, tha Kasami.

Baby Boo