Kasami vdekjen e Albright e cilëson si humbje të madhe për popullin shqiptar


Sekretaren e parë të ShBA-ve, e cila ndërroi jetë sot, Madeleine Albright e ka kujtuar edhe lideri i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami. Ai ndarjen nga jeta të Albright e ka cilësuar si humbje të madhe për popullin shqiptar.

“Humbje e madhe për popullin shqiptar vdekja e znj. Madeleine Albright. Sinonim i lirisë për popullin tonë, roli i saj ka qenë vendimtar në ndërhyrjet në Ballkan. Populli Shqiptar humbi një mike të saj, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës një figurë të pazëvendësueshme! Ngushëllimet e mia më të sinqerta“, shkroi Kasami në Facebook.

Baby Boo