Kasami thirrje nga Drenoveci: “Ti lëmë ndasitë, ejani ta bëjmë ndryshimin në Tetovë”


Mbrëmë kreu i Lëvizjes Besa, njëherit edhe kandidat i saj për kryetar të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami qëndroi në lagjen periferike të qytetit të Tetovës, Drenovec, ku para të pranishmive ka shpalosur ofertën e tij për qeverisjen e komunës në këtë katërvjeçar që pason.
Ai mes tjerash ka thënë se ai nuk do të largojë asnjë punëtor nga komuna dhe nga ndërmarrjet që gravitojnë në kuadër të Komunës së Tetovës, por përkundrazi ai në mesin e tyre ka edhe bashkëpunëtorë të ngushtë.

“Ne jemi në konsultime të vazhdueshme me plot të punësuar në komunën e Tetovës, në ndërmarrjet e Komunës së Tetovës, që veçmë i kam kontaktuar dhe veçmë i kam bashkëpunëtor më të afërt”, ka thënë Kasami.
Kasami poashtu ka shpalosur edhe pjesë nga programa e tij qëverisëse, ku ka potencuar edhe njëherë se ai veçmë e ka gati zgjidhjen e problemeve primare të qytetarëve të Tetovës, siç janë uji i pijshëm, kanalizimi, mbeturinat etj.

“Ju e shihnë që veçmë kemi dalë me një plan konkret se si do ta zgjidhim çështjen e ujit të pijshëm 24 orë, si do ta zgjidhim çështjen e kanalizimeve të munguara, se si do ta zgjidhim çështjen e mbeturinave dhe këtu nga Drenoveci ju garantoj dhe gjithë këto probleme dhe zgjidhjen e tyre unë e kam arritur me bashkëpunëtorët të cilët janë në komunën e Tetovës dhe në ndërmarrjet që janë në kuadër të Komunës së Tetovës”, ka thënë Kasami,

Ai ka shtuar se tani është koha që të ndalemi dhe të kujtojmë pak për qytetin tonë pasi këto probleme me të cilat ballafaqohemi, nuk janë as etnike, as partiake, por thjeshtj janë çështje jetike për njeriu.
“Kjo është ajo që neve sot në Drenovec na motivon edhe më shumë që të vazhdojmë deri ditën e diel që të kërkojmë votë e çdo banori, përderisa ata kanë fytyrë që të vijnë të kërkojnë votë duke tentuar për të na blerë, duke tentuar për të na kërcënuar, duke tentuar për të na shantazhuar, ne do të tokasim disa herë nëpër të njëjtat dyer dhe të kërkojmë votën e qytetarëve, pasi qëllimi jonë, nijeti jonë është i pastër.

Qëllimi jonë është që Drenovecin dhe Tetovën ta bëjmë një lagje ekskluzive që çdokush do të dëshirojë të jetojë. Në ditët në vijim deri ditën e diel duhet t’i kërkoni votë çdo banori të Drenoivecit, këtu nuk është më çështje partiake, këtu nuk është më çështje etnike, kjo nuk është çështje e ndasive që i kemi në mesin tonë, këtu është çështje për të ardhmen e Tetovës”, ka thënë Kasami.

Baby Boo