Kasami: “Tetova shpëton nga ngulfatja e ndërtesave pa kriter e pa gjelbërim”


Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami sot në mbledhjen e këshillit komunal u shpreh se Tetova më nuk do të ngulfatet nga ndërtesat pa kriter dhe pa gjelbërim.
Ja postimi i plotë i Kasamit:

“Sot, në mbledhjen 9-të të Këshillit Komunal, këshilltarët komunal të Lëvizjes BESA dhe partnerët e koalicionit, votuan PRO këtij pezullimi me çka TETOVA shpëton nga ngulfatja e ndërtesave pa kriter, pa parqe dhe gjelbërim.
Premtimi ynë elektoral gjeti vendin e duhur. Jemi zotuar për t’a bërë Tetovën një qytet më të mirë, me standarde Evropiane dhe ndërtime ligjore dhe me kriteret e nevojshme. Falënderoj të gjithë këshilltarëve që ishin përkrah kësaj iniciative. Falënderoj qytetarëve për durimin dhe bashkëpunimin e treguar” tha sot Kasami në seancën e Këshillit.

Baby Boo