Kasami takohet me Skender Saidin, a po zyrtarizohet kandidatura për Tetovën?!


Lëvizja Besa është duke bërë lëvizjet e fundit për zgjedhjen e kandidatëve për kryetar komunash. Siç mësohet, Kasami sot ka zhvilluar një takim të gjatë me Skender Saidin në njërin nga restorantet e njohura në Tetovë.

Saidi edhe më parë është përmendur si kandidat për kreun e komunës së Tetovës nga rradhët e Lëvizjes Besa, por tani gjërat si duket kanë marrë formë.

Skender Saidi është njëri prej mjekëve të respektuar në Tetovë. Lëvizja Besa në zgjedhjet e fundit komunale doli e dyta në Tetovë me një diferencë të vogël nga vendi i parë.

Baby Boo