Kasami takohet me ambasadorin e BE-së David Geer


Kreu i Tetovës ka pritur sot ambasadorin e BE-së, Dejvid Gir.

Kasami në faqen e tij zyrtare Facebook shkruan:

“Sot në Tetovë, mirëprita ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shkup, David Geer me të cilin bashkëbiseduam për shumë çështje konkrete që janë në interes të qytetarëve të Tetovës. Ne në bashkëpunim me Bashkimin Evropian jemi në fazën e realizimit të shumë projekteve duke nisur nga digjitalizimi i administratës, infrastruktura, përmirësimi i kushteve të jetesës së qytetarëve, krijimi i hapësirave të gjelbrat, zvogëlimi i ndotjes së ambientit jetësor përmes ndërtimit të stacioneve të filtrimit të ujërave të zeza dhe shumë projekteve tjera që janë në interes të qytetarëve. E sigurova ambasadori David Geer, se ne bashkë me administratën komunale do të punojmë që BE ta sjellim në Tetovë dhe kjo do të konkretizohet me një projekt konkret që është hapja e Shtëpisë së BE-sऩ në Tetovë ( European House). Në anën tjetër ambasadori i BE-së, Geer konfirmoi mbështetjen e BE-së për komunën e Tetovës dhe kryetarin Bilall Kasami për realizimin e disa projekteve, për një Tetovë më të gjelbër, pa ndotje, pa ujëra të zeza me një infrastrukturë të re”, shkruan Kasami.

Baby Boo