Kasami: Shumë shpejtë, ndoshta edhe nesër do kemi emrin e kandidatit për President


Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, në intervistën në Click Plus – Tv21 tha se një ndër shtyllat e bashkëpunimit ka qenë që shqiptarët si shumicë duhet të jenë edhe në zgjedhjet presidenciale.

“Shumë shpejtë, ndoshta edhe nesër, nëse jo pasnesër, do ketë edhe kandidatin për President. Shqiptarët në RMV nuk guxojnë në cfarë do zgjedhje të mos marin pjesë. Vlerësojmë që shqiptarëve u duhet një kandidat shqiptar, maqedonasve u duhet një kandidat shqiptar, qytetarëve u duhet një kandidat shqiptarë.Vlersojm se një shqiptar në krye të shtetit shumë më mirë do udhëhiqte me atë pozicion, sepse ne shumë më mirë e dimë se cfarë do të thotë të jeshë I diskriminuar”, tha Kasami

Baby Boo