Kasami: “Shmangni ryshfetin, paguani detyrimet ndaj komunës dhe punoni të lirë”


Kryetari i Tetovës Bilall Kasami ka njoftuar opinion se që sot Inspektoriati komunal do të jetë në terren!

Kasami shkruan: “Inspektoriati komunal tashmë është në terren për të identifikuar ndërtimet pa leje dhe për të larguar nga hapësira publike uzurpimet ilegale. Gjithashtu, Inspektorati Komunal është në terren për të ndjekë ndotjen e mjedisit jetësor, minideponitë e egra dhe lëndët për ngrohje që janë të ndaluara, ndërsa përdoren nga firma të ndryshme.

I ftojmë qytetarët që në mënyrë korrekte të kryejnë detyrimet komunale dhe të mos bien pre e ryshfetit dhe formave të tjera që nuk janë në pëputhje me ligjin. Mjafton të paguhen borxhet ndaj komunës në mënyrë që të shmangen dënimet. Funksionimi i Inspektoratit komunal nuk nënkupton ndëshkimin, përkundrazi nënkupton vendosjen e rregullit, që është në të mirë të të gjithë qytetarëve dhe komunës. Pra, mjafton të paguhet borxhi ndaj komunës, në mënyrë që të shmangen dënimet e panevojshme.

E shohim të arsyeshme që të informojmë për këtë çështje që të mos ketë keqkuptime.

Vetëm duke respektuar obligimet, ne mund të krijojmë rend dhe një qytet të barabartë për të gjithë. Tetovën duhet ta mirëmbajmë dhe ta zhvillojmë të gjithë së bashku, me përgjegjësi dhe me bashkëpunim të dyanshëm”

Baby Boo