Kasami-Sela: Bashkëpunim i ngushtë, kandidat të përbashkët në KSHZ


Pas dështimit të Lëvizjes Besa krahu i Bilall Kasamit për të t’u bë pjesë e Qeverisë, në opinion është përfolur për mundësinë e bashkëpunimit të këtij subjekti me atë të Ziadin Selës. Në këtë drejtim, gjatë ditës së sotshme, në selinë e Besës së Kasamit është realizuar një takim mes Bilall Kasami dhe Ziadin Sela.

Siç bëhet e ditur, në këtë takim është biseduar rreth këtij bashkëpunimi në përgjithësi, si dhe për koordinim rreth delegimit të një kandidati në KSHZ që i takon opozitës shqiptare. Pritet që ky kandidat të jetë i përbashkët i Kasamit dhe Selës.

Gjithashtu është biseduar për intensifikim më të madh të takimeve zë ndërsjellra mes këtyre subjekteve./Fakte

Baby Boo