Kasami: Projekt mbi 30 milionë euro për kolektor dhe stacion filtrimi për Xhepçishtin, Porojin, dy Reçicat dhe Tetovën!


Kreu i komunës Bilall Kasami në një dalje para mediave ka folur rreth qeverisjes së tij një vjeçare me komunën e Tetovës. Kasami ka numëruar një sërë projekte të realizuara dhe projekte të reja që do të realizohen. Gjithashtu kreu i Tetovës ka treguar për herë të parë se eksproprojimi për stacionin e ujërave të zeza dhe kolektorët e kanë realizuar për 20 ditë, duke theksuar se dikush nuk e ka bërë për 6 vite.
“Vlen të theksohet se njësia e eksproprojimit në vetëm 20 ditë ka realizuar punë që për gjashtë vjet e kishin lënë pas dore dhe nuk e kanë bërë.

Bëhet fjalë për proces eksproprojimi që ndërlidhet me projektin e kolektorit si dhe stacionit të filtrimit për ujërat e zeza për Tetovën dhe fshatrat Xhepëisht, Poroj, Reçicë e Madhe, Reçicë e Vogël dhe Falishtë, projekt ky që kap vlerën mbi 30 milion euro.
Gjatë kësaj periudhe të shkurt kohore u përfunduan mbi 2000 lëndë dhe u dorëzuan te njësia për çështje pronësore juridike pranë ministrisë së Financave për t’i njoftuar palët”, tha Kasami.

Baby Boo