Kasami prezanton edhe dy prurje të reja në Lëvizjen BESA


Të rinj e të reja, profesionist të sferave të ndryshme e intelektual, po bashkohen rreth KALASË së SHPRESËS e të DINJITETIT si dhe për të qenë edhe ata pjesë e NDRYSHIMIT e FITORES së madhe të koalicionit opozitar më datë 8 Maj. Liridona Medii dhe Liridona Ramadani nga fshati Përshefcë të komunës së Tearcës janë prurjet e fundit në Lëvizjen BESA, të cilat do të kontribuojnë në politikat rinore, si dhe përfaqësimin e femrës shqiptare në politikë.

Liridona Medii është studente e biokimisë në Universitetin e Tetovës “Fadil Sulejman”,kampione ballkanike në karate, me shumë çmime e përvojë të ndryshme në jetën e sajë, njohëse e mirë e gjuhës angleze si dhe turke e maqedonase.

Liridona Ramadani një artiste e madhe ashtu si vet familja e saj, disa vite anëtare e Shoqërisë Kulturore Artistike “Xheladin Zeqiri” ku edhe ka ushtruar profesionin e mësuesit.

Lëvizja BESA për çdo ditë po rritet, profesionist e intelektual të sferave të ndryshme po bashkohen rreth një qëllimi, më tetë maj të sjellin NDRYSHIMIN e shumëpritur.

Baby Boo