Kasami: Politikan, deputet, drejtor kanë ndërtime pa leje në Kodër të Diellit


Politikn, deputet, drejtor kanë ndërtuar pa leje në Kodër të Diellit respektivisht në hapësirën publike që është tokë shtetërore deklaroi kryetari i Tetovës, Bilalll Kasami në emisionin Clik Plus në TV21.

Prishja e objekteve pa leje nga komuna e Tetovës bëhet konform ligjit dhe nuk kemi të bëjmë me klasifikim. Të gjitha objektet pa leje do të prishen kurse ata që janë në procedurë legalizimi duhet të presim deri në përfundimin e të gjitha procedurave. Për objektet që nuk kanë dokumentacion të plotë të legalizimit përfshi edhe objektet në Kodër të Diellit, do të vendos këshilli I komunës së Tetovës. Në anën tjetër jemi duke përpiluar planin gjeneral dhe detale urbanistike. Në komunën e Tetovës me ardhjen time nuk ka ndërtime pa leje.

Baby Boo