Kasami: Po përgaditemi për një fitore në Tetovë, ajo meriton ndryshim

I ftuar në Click Plus Kryetari i Lëvizjes BESA Bilall Kasami theksoi se pas 8 vitesh në krye Teuta Arifi ka keqmenaxhuar dhe ka kthyer Tetovën në një gjendje shumë katastrofale.

Ai theksoi se Besa po përgaditet për një fitore në Tetovë, dhe se Tetova meriton ndryshim. Gjithashtu ai tha se në 2017, është vjedhur fitorja e tyre në Tetovë.