Kasami organizon iftar madhështor me të rinjtë e Besës në Tetovë (FOTO)


Kreu i Lëvzijes BESA, Bilall Kasami ka shtruar iftar madhështor për rininë e qytetit të Tetovës dhe rrethinës.

Ajo që është verejtur në këtë iftar është prezenca masive e të rinjëve që Kasami i quan e shpresa e së ardhmes.

“Aty ku ka bashkim, aty ka edhe shpresë. Ata menduan se i dëbuan gjithë të rinjtë, por gabuan, sepse ka ende shumë këtu dhe këta janë shpresa e së ardhmes, janë energjia dhe forca, që askush nuk mund t’ua ndal hovin për ndryshim dhe punë të mira. Kjo është një ndër pamjet më të bukura të energjisë rinore. Nuk kam parë pamje më të bukur gjatë këtij Ramazani se sa ky iftar me të rinjtë e Lëvizjes BESA – Tetovë me rrethinë”, ka thënë Kasami.

Tutje ai ka shtuar se ëndra e tyre për jetë më të mirë nuk mund ta ndal askush.

“Rinia është forcë që bashkon, forcë që nuk ndalet në ëndrrën për një jetë më dinjitoze dhe më të mire për të gjithë”, ka thënë, kreu i Besës, Bilall Kasami.

Baby Boo