Kasami: Nuk do të lejojmë që shqiptarët të quhen “maqedonas”


Kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, i ftuar në emisionin Click Plus në TV21, ka folur në lidhje me zhvillimet e fundit politike, e në veçanti me votimin ose jo të Lëvizjes BESA, në lidhje me ndryshimet kushtetuese.

“Nuk do të lejojmë në asnjë variant që shqiptarët të quhen maqedonas”, theksoi Kasami.

Kasami në mes tjerash theksoi se, kërkesat apo amendamentet e Lëvizjes BESA, janë të qarta dhe qeveria është e informuar shumë qartë në lidhje me këto kërkesa, të cilat janë jetike për shqiptarët.

Baby Boo