Kasami: Një koalicion i gjerë parazgjedhor proevropian është i pamundur pa VMRO – DPMNE –në


Për liderin e Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, ideja për koalicion të gjerë parazgjedhor “proevropian” në të cilin do të hynin partitë e pushtetit plus Aleanca për Shqiptarët dhe ndoshta edhe Besa, është joreal, sepse në të duhet të jetë edhe VMRO – DPMNE!

“Nëse flasim për koncept të koalicionit të gjerë i cili përfshin të gjitha partitë që janë për përshpejtimin e procesit për anëtarësim të vendit tonë në BE, nuk di ndonjë moment në të cilin VMRO – DPMNE ka thënë publikisht se është kundër”, tha Kasami në emisionin “360 shkallë” në TV Alsat.

Në ndërhyrjen e gazetarit se, sipas narrativit të pormovuar publikisht, ai do të ishte koalicion i partive që pranojnë kornizën aktuale negociuese për BE të bazuar në të a.q. propozim francez, të cilin e kundërshton VMRO – DPMNE, Kasami komentoi se, integrimi i vendit në BE nuk lidhet me “konceptin aktual”.

“Për idenë e integrimit në BE si koncept dhe përcaktim programor, atë e ka edhe VMRO – DPMNE. Sepse, e them edhe njëherë, nëse flasim për unifikim të tillë, atëherë ideja duhet të zgjerohet edhe me VMRO-në”, tha Kasami.

Gjithsesi, sipas liderit të Besës, ky është edhe një tentim që të defokusohet opinioni nga probemi real, ndërsa ai është kapja e shtetit nga BDI.

“Partneri i asaj partie politike u rrëzua nga pushteti në vitin 2016 dhe 2017 përmes intervenimit jokonvencional, përmes bisedave të përgjuara u demaskua i gjithë korrupsioni i asaj partie. Por, pjesa tjetër, këmba dhe dora tjetër e atij koalicioni qeveritar mbeti në pushtet. Sot jo vetëm shqiptarët, por më së shumti shqiptarët, kanë problem me partinë e njëjtë politike e cila ishte partner i Qeverisë së Gruevskit”, tha Kasami.

Për Kasamin edhe ky është “tentim i Artan Grubit dhe BDI-së për PR”.

“Nuk mundet BDI të jetë në koalicion proevropian sa do që të dëshirojë të tregohet se është parti proevropiane. BE nuk pranon parti të korruptuar. BE nuk pranon parti politike ku vetëm funksionarët individë të asaj partie nuk përgjigjën para gjykatave”, tha ai.portalb

Baby Boo