Kasami nga Teteks-1 jep lajmin e mirë: “Kemi siguruar kompani serioze për pastrimin” mbeturinave


Sot programën “ME KA KREJT PËR KOMUNËN TONË” , kreu i Lëvizjes Besa dhe kandidati i saj për Komunën e Tetovës, Bilall Kasamai e ka shpaluar para banorëve të lagjes Teteks 1.
Kasami edhe një herë nga kjo lagje e Tetovës ka premtuar se asnjë i punësuar në administratën komunale nuk do të largohet nga puna, por ata duhet të bëjnë durim deri më 17 tetor.

“Të gjithë të punësuarit qoftë në administratë, qoftë në ndërmarjet publike, në shkolla gjatë menaxhimit tim me komunën nuk do të jenë të detyruar të përpilojnë lista, se si të më sigurojnë vota për mandatin e ardhshëm. E kam thënë më herët dhe e përsëris edhe këtu: Nuk do të dal që të kërkoj vota duke i kërcënuar administratorët, duke i shantazhuar të punësuarit profesorë, arsimtar dhe personel teknik ju jeni shpresa jonë, qëndroni deri më 17 tetor se pastaj do ta kenë më lehtë, ju do t’i kryeni deyrimet tuaja më lehtë me Lëvizjen Besa në krye të Komunës”, ka thënë Kasami

Kasami poashtu ka thënë se premtimet e Lëvizjes Besa nuk do të ngelen vetëm premtime, por të gjitha ato gjëra që janë thënë dhe premtuar deri më tani kanë edhe projekte adekuate, të studiuara dhe të analizuara të cilat gjatë mandatit të Lëvizjes Besa do të realizohen deri në pikën e fundit.

Ai ka shtuar se të gjitha gropat që duken si “mini liqene” do të sanohen dhe do të rregullohen ashtu siç duhet dhe siç janë në çdo qytet evropian dhe gjithashtu do të intervenohet edhe në rrjetin e kanalizimit, në rreguëllimin e problemit me mbeturainat.

“Këtu nga Teteks 1 do të prezantojmë ofertën tonë që të kemi kanalizime, përmes të këtij premtimi nuk do të lejojmë që të kemi rrugë të cilat në këto kohë me shi ngjajnë me ‘mini liqene’ të cilat janë të pakalueshme për këmbësorët, për veturat, pra njëherë e përgjithmonë Tetova do të ketë kanalizime të ujërave atmosferike dhe ujërave të zeza me të cilat Tetova do t’i ngjajë një qyteti modern, një qyteti evropian. Kemi punuar në detaje edhe në çështjen e mbeturinave, të cilat janë një pikë e dhimbshme e e jona, e dështimeve të administratve të kaluara një pas një. Në bashkëpunim me miqtë tani të cilët kanë përvojë në këtë sferë, pra ne menjëherë me marrjen e pushtetit Tetovën do ta bëjnë një qytet të pastër, një qytet i cili do të jetë një ndër qytetet më të bukura në Maqedoninë e Veriut”, ka thënë Kasami.

Poashtu ai ka thënë se Lëvizja Besa ka gati edhe planin e detajuar urbanistik të cilin e kanë përpiluar profesionist të vërtetë që janë të dëshmuar në këtë sferë, duke përfunduar se vota për Lëvizjen Besa është votë për fitoren e të gjithëve, edhe për oponentët politik të Lëvizjes Besa.

Në këto zgjedhje, Lëvizja Besa ofron ide dhe projekte konkrete e ambicioze, realiste dhe të forta, për të menaxhuar me komunën e Tetovës, si një shpresë e vetme dhe konkrete për ju bashkëqytetarë, me besimin e madh për t’u bërë shumë shpejt një realite i prekshëm dhe që duhet të vijë. Duke synuar të gërshetojmë përvojën, energjinë dhe gjakun e ri, jemi kujdesur që përfaqësimi i të rinjëve dhe gjinisë femërore të jetë i kënaqshëm. Të rinjtë janë pasuria më e madhe e jona. Jemi me fat që i kemi, prandaj e kemi detyrim t’i mbështesim ata si garancë e së ardhmes sonë.

Baby Boo