Kasami: “Nga sot e tutje, do të nisë puna. Fjalët do t’ua lëmë të tjerëve!”


Këshilli i komunës së Tetovës miratoi buxhetin për vitin 2022. Pas miratimit të buxhetit, kryetari i komunës Bilall Kasami ka shkruar:

“Në Sallën e Këshillit po vazhdon seanca e rregullt e Këshillit të Komunës së Tetovës, e katërta me rradhë me çka në rend dite ishte buxheti participativ. Me 18 vota PRO, asnjë kundër dhe 12 të përmbajtur u miratua buxheti për vitin 2022.

Derisa seanca është në vazhdimin e sipër unë dua që të falenderoj të gjithë këshilltarët për ndihmesën e dhënë me debat konstruktiv gjatë seancës për miratimin e buxhetit, buxhet i krizës por që në fund përfitues të drejtëpërdrejt do të jenë qytetarët dhe komuna jonë.

Nga sot e tutje, do të nisë puna. Fjalët do t’ua lëmë të tjerëve!”.

Baby Boo