Kasami nga kompleksi Arabati: “Ruajtja e trashëgimisë është në prioritetet e mandatit tonë“


Kreu i Lëvizjes Besa, njëherit edhe kandidati për kryetar të Komunës së Tetovës në zgjedhjet lokale 2021, Bilall Kasami sot e ka vizituar kompleksin Arabati Baba Teqe në Tetovë.

Në prani të shumë qytetarëve nga lagja e Teqes, Kasami ka premtuar se gjatë mandatit të tij, përveç përkushtimit për pastrimin e qytetit nga mbeturinat dhe rregullimin e çështjeve tjera që e tangojnë komunën tonë do të angazhohet edhe për jetën kulturore dhe artistike në qytetin tonë.

Ai ka shtuar se në bashkëpunim me institucionet përkatëse dhe donator të huaj do ta revitalizohet teqeja Arabati Baba. Qëllimi i së cilës është pasurimi i qytetit me vlerat kulturore dhe artistike.

“Arabati do të kthehet në atraksion turistik dhe kulturor për vizitorët e huaj dhe vendas, dhe si i tillë ai do të ndikojë edhe në rritjen mirëqenies ekomike të qytetarëve. dhe kjo do të ndodh vetëm nën udhëheqjen e Lëvizjes Besa dhe të Bilall Kasamit.

Baby Boo