Kasami nga “Çarshia e Epërme”: Do ngadhnjejmë në çdo betejë sepse Ju jeni përkrahësit më të mëdhenj!


Kryetari komunës Tetovës Bilall Kasami si dhe bartësi i listës së këshilltarëve të Lëvizjes Besa, Besar Durmishi realizun takim me banorët e “Çarshisë së Epërme”. Më tej ai ka thënë se Besa do të ngadhnjejë në çdo betejë.

“Si mundet Komuna e Tetovës me 24 milion borxh me një gjendje kaotike, ai borxh është gati gjysma në përmbarues dhe askush nuk dha përgjegjësi. Javën e parë që erdhëm në komunë na e zvogëluan limitin, por ne le që nuk u bëmë pishman, por ne ishim të përgatitur dhe për shumë ata harrojmë se nuk kur kemi garuar dhe jemi në betejë nuk mbështetemi në vetëveten , në mbështetemi në një forcë të madhe dhe ai është Zoti që ne i besojmë dhe ne besojmë se kur jemi në rrugë të drejtë Zoti na i hap rrugët dhe zgjidhjet vijnë. Ata frigohen ashtu si në Shkup, ku disa mandate i fituan me premtimin e ndërrimin e emrave të shkollave dhe kur nuk i zyrtarizuan, ashtu sikurse emrat e shkollave në Tetovë janë me emra serb, dhe formuan dy shkolla dhe nuk patën guximin tu vënë emrin shqiptar. Por kur vijmë ne Zoti të hap rrugën, dhe ne e kemi hapur këtë derë, Dhe sot për ne kjo është një çështje e kryer dhe prandaj na duhet shumicë dhe Tetova do të ketë rrugë dhe shkolla me emra të personalitetev shqiptare dhe tetovare”, nënvizoi Kasami.

Baby Boo