Kasami në varrimin e policit Afrim Bunjaku: Lavdi heroit më të ri të kombit


Kreu i Lëvzijes BESA, Bilall Kasami ka marrë pjesë në në ceremoninë e varrimit të policit kosovar, Afrim Bunjaku i cili dje humbi jetën gjatë perleshkeve me grupin terrorist serb në veri të Kosovës.“Në Samadrexhë të Vushtrrisë, për t’ia bërë nderimet e fundit heroit më të ri të Republikës së Kosovës, rreshterit e dëshmorit të atdheut, Afrim Bunjaku. Shprehëm ngushëllimet tona për familjen e të ndjerit, njëherit përsëritëm mbështetjen tonë të parezervë ndaj institucioneve të Kosovës në përpjekjet për të garantuar integritetin dhe sovranitetin territorial.

Shqiptarët duhet të jenë bashkë kundër terrorizmit sërb!Ngushëllime familjes! Lavdi heroit Afrim Bunjaku!”, ka shkruar Kasami.Në ceremoninë shtetore për nderim të rreshterit kosovar Afrim Bunjaku morrën pjesë krerët më të lart shtetëror të Kosovës, ndërsa Kasami i vetmi lider nga Maqedonia e Veriut i shoqëruar nga sekretari i Besës, Adnan Azizi.

Baby Boo