Kasami në takim zyrtar me Fatmir Limajn


Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, sot po qëndron për vizitë në Kosovë ku takoi edhe kreun e Nismës Socialdemokrate, njëherit edhe zëvenëskryeministër Fatmir Limaj,shkruan Pa Cesnurë

Në takim u diskutua rreth çështjeve të ndryshme të shqiptarëve ne rajon, me theks të veçantë në Maqedoni, si dhe në lidhje për ndryshimet kushtetuese që kaluan në Kuvendin e Maqedonisë.

Të dyja palët u dakorduan që komunikimi intenziv të vazhdojë edhe më tej për të mbrojtur interesat politike të qytetarëve shqiptarë, si element bazë e stabilitetit në rajon./Pa Censurë/