Kasami në “Scardusfest” – “era asfallt” do të vijë derisa asnjë rrugë dhe rrugicë nuk do të ngelet pa u asfalltuar në Tetovën tonë


Kreu i Tetovës Bilall Kasami morri pjesë në Festivalin Scardusfest, mes tjerash shkroi në FB:

Po shoh se po më akuzojnë se në Tetovë po vjen “era asfallt”, po, është e vërtetë se në Tetovë po vjen “era asfallt”, edhe për këtë informoj qytetarët se era do të vijë derisa asnjë rrugë dhe rrugicë nuk do të ngelet pa u asfalltuar në Tetovën tonë.
Por, Ne, nuk do të shtrojmë vetëm asfallt, qytetarëve do të ju ofrojmë edhe gëzime dhe harmoni. Ne nuk do të ndahemi asnjëherë nga kultura jonë, andaj, sot hapëm festivalin “Scardusfest” në vendin më të bukur që ka Tetova, në Malin Sharr, nga ku unë po ju’a jap edhe lajmin tjetër për këtë verë se shumë shpejt do të fillojë edhe “Vera Kulturore 2022” – për të “festuar në vendlindje”.
Festivalet janë një faktor shumë i rëndësishëm në promovimin e kulturës, vlerave, traditës dhe në zhvillimin e turizmit. Përmes aktiviteteve artistike, kulturore ne kontribuojmë në kultivimin e kulturës dhe të turizmit si dy nga vlerat me të cilat mund të krenohet Tetova.
Pikërisht duke u nisur nga këto elemente festivali “ ScardusFest” do të jetë në funksion të vlerave kulturore dhe pse jo edhe të promovimit të turizmit. Mali Sharr këtë fundjavë do të jetojë në frymën e “Skardusfest” – festival të cilin duhet ta vizitojnë të gjithë ata që kanë mundësi ta vizitojnë.
Në mbështetje të këtij manifestimi, komuna e Tetovës këtë fundjavë (16 dhe 17 korrik) do të organizojë transport falas me autobus, duke dalë në mbështetje të atyre që nuk mund ta sigurojnë transportin dhe me këtë do të kontribuojmë në frekuentim më masiv të këtij festivali.

Baby Boo