Kasami në Austri, takon kryetarin e bashkisë së Linzit


Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami po qëndron për vizitë në Austri.

Gjatë qëndrimit atje, Kasami ka zhvilluar takim me kryetarin e qytetit të Linzit ku kanë diskutuar mundësitë e bashkëpunimit mes dy komunave por edhe për lehtsimet që ofron komuna e Tetovës për investitorët austriak.

“Kënaqësi që në Linz të Austrisë të realizoj takim me kryetarin e Linzit z.Klaus Luger dhe këshilltarin e tij z.Adnan Abdullahu. Gjatë bisedës sonë të përbashkët diskutuam për mundësinë e fillimit të bashkëpunimit mes komunave tona si dhe marrjen e përvojave më të mira nga Komuna e Linzit. Shkëmbimi i ideve si dhe zhvillimi i planifikimit hapësinor e deri tek nxitja e turizmit malor në Kodrën e Diellit ishin kornizë e bisedës sonë. Po ashtu kryetarin e Linzit, e sigurova se Komuna e Tetovës punon në lehtësimin e procedurave dhe krijimin e kushteve më të favorshme për investitorët e huaj përfshirë edhe ato austriak”, ka njoftuar Kasami.

Baby Boo