Kasami ndan mirënjohje për fituesit e garës “Germëzimi” ose “Spelling Bee”


I nderuar të marr pjesë në ndarjen e Certifikatave për garat e gjuhës angleze “Germëzimi” ose e njohur në anglisht si “Speelling Bee” të organizuar nga Këndi Amerikan në Tetovë, ka shkruar në rrjetin social Face Book, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami. Komuna e Tetovës shpreh gatishmëri të plotë për të mbështetur dhe përkrahur aktivitetet arsimore që vënë në spikamë cilësinë dhe konkurrencën. Komunikimi në anglisht tashmë është bërë edhe një nevojë e domosdoshme, por nxënësit duhet të mësojnë edhe gjuhën e tyre amtare për të pasuruar fjalorin e tyre. Inkurajoj nxënësit pjesëmarrës të garës, por edhe atyre që nuk kanë mundur të jenë në mesin e më të mirëve të vazhdojnë të mësojnë gjuhën e njëri tjetrit, kulturën dhe traditat e njëri tjetrit për të ndërtuar kështu një të ardhme të sigurt, të qetë dhe prosperuese.Për këtë aktivitet që është realizuar në kohë pandemie, falenderojë stafin e Këndit Amerikan në Tetovë, drejtorët, mësimdhënësit, nxënësit dhe gjithë ata që kanë qenë të përfshirë në organizimin e garave në anglisht ka shkruar ai.

Baby Boo