Kasami mes banorëve të Vicës ndan lajmin e madh: Së shpejti fillon rikonstruimi i rrugës Sellcë-Vicë


Kreu i Tetovës, Bilall Kasami gjatë vizitës që ka zhvilluar në fshatin Vicë të Tetovës ka shpalosur një lajm të madh për banorët e këtij fshati.

Kasami ua ka bërë me dije se shumë shpejt do të nis ndërtimi i rrugës Sellcë – Vicë.

“Në Vicë ndava lajmin e madh se së shpejti fillon rikonstruimi i tërësishëm i rrugës Sellcë – Vicë në gjatësi prej 7 kilometra, me të gjitha standardet europiane!”, ka shkruar Kasami në Facebook.

Baby Boo