Kasami merr pjesë në pritjen shtetërore me rastin e ditës së Çlirimit të Kosovës


Kryetari i BESËS, Bilall Kasami ka marrë pjesë në pritjen shtetërore që ka organizuar Kosova me rastin e ditës së Çlirimit.

Përmes një statusi në Facebook në të cilën ka ndarë edhe fotografi, Kasami shkruan se 24 vite më pas shënohet një nga ditët më të lavdishme, ajo e çlirimit të Kosovës që sot e kësaj dite e gëzojnë shqiptarët.

“Ndjehem i nderuar që sot me ftesë të presidentes së Kosovës, znj. Vjosa Osmani të shënojmë 24 vjetorin e Çlirimit të Kosovës. Sot Kosova dhe shqiptarët shënojnë ditën më të lavdishme atë të çlirimit dhe futjes së trupave të NATO-s, të cilët vulosën çlirimin e vendit dhe hapën rrugën drejt krijimit të shtetit të pavarur dhe të lirë të Kosovës që sot bashkë po e shijojmë”, ka shkruar Kasami.

Baby Boo