Kasami mbrëmë bashkë me punëtorët e NPK-së pastruan trotuaret nga bora dhe ngricat (FOTO)


Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami së bashku me drejtorin e NKP “Tetova” Tetovë, Nuredin Fetai mbrëmë ju janë bashkuar puntorëve të NKP për të pastruar trotuaret e qytetit nga bora dhe ngricat.

Kasami ka vënë në pah punën e rëndë që bëjnë puntorët e NKP derisa qytetarët flenë të qetë nëpër shtëpitë e tyre. “Përderisa të gjithë në këto temperatura të ulëta janë nëpër shtëpitë e tyre, ata, heronjtë e qytetit kujdesen për hapësirat publike. Sonte bashkë me ta pastruam trotuaret nga bora dhe ngricat e krijuara nga temperaturat e ulëta” ka shkruar Kasami.

Baby Boo