Kasami kërkon nga Gashi që ta dorëzoj mandatin dhe të themeloj parti politike të re


Bilall Kasami, kryetar zyrtar i Lëvizjes Besa, i kërkon grupit të Afrim Gashit që të formojë parti të re politike.

Në deklaratën e tij për Struga Ekspres, Kasami kërkon që Gashi ta kthej mandatin, të formojë parti politike dhe të del në zgjedhje për të kërkuar vota.

“Afrim Gashi është deputet i Lëvizjes Besa dhe nëse ka dinjitetin më minimal duhet të jap dorëheqjen dhe të formoj subjektin e tij politik dhe të garoj në zgjedhje për të kërkuar votat e elektoratit”, shprehet Kasami.

Ai thekson se ekziston vetëm një Lëvizje Besa./Telegrafi

Baby Boo