Kasami: Kazinot do t’i luftoj në të gjitha mënyrat (VIDEO)


Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka marrë pjesë në protestat që u organizuan sot kundër hapjes së kazinove në brendësi të qytetit, shkruan gazeta LAJM. Ai është zotuar se do të luftojë kundër kumarit në të gjitha format.

“Përshëndes organizimin e Lëvizjes anti-bixhoz. Do të jem shumë i shkurtë për të mos e marr vëmendjen e këtij organizimi dhe këtij angazhimi të Lëvizjes. Uroj që të vazhdojë qendrueshmëria e tyre, kurse unë si qytetar i Tetovës gjithmonë do të jem në mesin e tyre. Si politikan do të inicoj dhe do të përkrah çdo iniciativë për ndryshimin e ligjeve. Si kryetar i Tetovës do të shfrytëzoj të gjitha ingerencat që i kam që kjo dukuri të largohet nga mesi jonë”, tha kryetari i Tetovës, Bilall Kasami.

Baby Boo