Kasami: Jemi të vetmit që nuk iu përkulëm askujt (VIDEO)


Kreu i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami përmes një video mesazhi në Facebook ka deklaruar se pushtetet e kaluara dhe aktuale kanë vrarë shpresat e të rinjve tanë, prandaj është koha për ndryshim. Sipas Kasamit, Lëvizja BESA është subjekti i vetëm, i cili nuk ka ra pre e presioneve të shumta që i ka patur, prandaj duhet mbështetur.

“Politikat e gabuara të pushteteve të ndryshme në vend, kanë shkatërruar të gjitha ëndrrat e të rinjve. Kanë vrarë sigurinë, ekzistencën, shpresën e qytetarëve. Dhe të gjithë këtë e kanë bërë vetëm për interesat e ngushta partiake dhe personale. Po ne nuk guxojmë ta lejojmë këtë deri në pafundësi. Ne duhet të marrim në dorë të ardhmen e fëmijëve tonë. Lëvizja BESA, sot është i vetmi subjekt politik i cili nuk iu është përkulur presioneve dhe nuk ka shitur interesat e qytetarëve për përfitime politike. Këtë më së miri e dëshmon e kaluara jonë e pastër në këto pesë vite. E dëshmon aderimi i përditshëm i të rinjve, bashkëngjitja e intelektualëve dhe mbështetja e qytetarëve në të gjithë vendin. Forca e ndryshimeve për çdo ditë po bëhet më e madhe. Kjo është forca që do të sjellë:
– Barazi
– Ekonomi
– Stabilitet
– Ardhmëri

Bëhu edhe ti pjesë e familjes së madhe të BESËS që do të sjellë ndryshimin!” – deklaron Kasami.

https://www.facebook.com/KasamiBilall/videos/165558431413045/

Baby Boo