Kasami: Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me Izet Mexhitin


Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, po pret që Izet Mexhiti ta formojë lëvizjen e re politikë, me të cilën Besa është e gatshme të bashkëpunojë. Kasami shprehet se përfundimisht duhet të bëhet ndryshim në skenën politike shqiptare.

“Le që jemi të hapur por vazhdojmë të punojmë intensivisht për bashkëpunim me gjithë forcat opozitare. Kemi komunikim të mirë më Izet Mexhitin dhe mendoj se nga momenti i formalizimit të lëvizjes së tij ne do formalizojmë edhe bashkëpunimin”.

“Më lejoni të bëj thirrje edhe te të gjithë strukturat e tjera, partitë e tjera dhe individë të tjerë të pakënaqur nga partitë tjera, t’i bashkëngjiten kësaj lëvizje se përfundimisht ka ardhur koha që tek shqiptarët të bëhet rotacion i pushtetit dhe përfundimisht shqiptarët të bëjnë ndryshimin dhe të jenë të përfaqësuar denjësisht në institucionet e shtetit”, tha Kasami.

Ai gjithashtu tha se “ajo që u bë tek maqedonasit në 2016-tën, ka ardhur kohë të ndodhë edhe tek shqiptarët”.

Baby Boo