Kasami: Jemi të gatshëm për koalicion me ASH-në nëse edhe ata e shtrijnë dorën


Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, i ftuar në emisionin “Click Plus”, është pyetur nëse do të bashkëpunojë me Aleancën për Shqiptarët dhe Alternativën, në rast se këto dy subjekte politike në koalicion thonë “po”. Ndërkaq Kasami është përgjigjur se Lëvizja Besa është e gatshme të bashkëpunojë edhe me parti që mendojnë ndryshe nga ata, nëse ky bashkëpunim është në interes të qytetarëve shqiptarë.

“Ne jemi të hapur për bashkëpunim me çdo subjekt politik. Ne kemi treguar edhe në të kaluarën se jemi të gatshëm dhe kemi bashkëpunuar edhe me parti të cilat mendojnë ndryshe nga ne, vetëm që interesi qytetar i qytetarit shqiptar të vijë në plan të parë, dhe në këtë rast garantoj opinionin publik që çfarë do lloj bashkëpunimi, edhe me Aleancën për Shqiptarët do të jetë i mundur nëse kemi dorën e shtrirë nga ana tjetër dhe nëse ky bashkëpunim është në interes të qytetarëve shqiptarë,” ka deklaruar Kasami.

Baby Boo