Kasami: “Inspektorati Komunal në Tetovë është në gjendje të rëndë”


Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, sot ka vizituar Inspektoratin Komunal, ndërsa tha se gjendja në të është e mjerueshme.
Pas vizitës, Kasami deklaroi se në Inspektoratin Komunal mungojnë hapësira dhe se komuna në të kaluarën nuk është kujdesur për të punësuarit, e as për qytetarët, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Fatkeqësisht po ballafaqohemi me një situatë të rëndë në të cilën ka funksionuar në të kaluarën Komuna e Tetovës, administrata dhe si ata kanë mundur që të kryejnë shërbimet ndaj qytetarëve. Sot jemi dëshmitarë se Komuna e Tetovës nuk është kujdesur për të punësuarit dhe jo më për qytetarët”.

“Bashkë me përgjegjësit, konstatuam se kjo gjendje vërtetë është kritike dhe duhen të merren masa urgjente dhe në kuadër të kësaj ne do të bëjmë një plan për të përmirësuar këto kushte dhe se si inspektorati edhe në aspektin e hapësirave edhe në aspektin e sistematizimit të njerëzve t’i ketë kushtet dhe më pas të del të bëjë detyrën si duhet”, deklaroi Kasami.

Kreu i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami pas ndërprerjes së punëve infrastrukturore që janë nisur nga ish-kryetarja Teuta Arifi, ka theksuar se ka angazhuar një komision, i cili së bashku me sektorin për veprimtari publike, që të dalin në terren dhe janë duke përgatitur një raport për të gjitha projektet.

Baby Boo