Kasami i përgjigjet Ahmetit – Ja çfarë i thotë (VIDEO)


Bilall Kasami sot i është përgjigjur deklaratave të Ali Ahmetit i cili tha se Kasami duhet t’i argumentojë akuzat e tij ndaj qeverisjes së kaluar lokale në Tetovë, përcjell TV21. Kasami tha se të gjitha argumentet për keqpërdorime në Komunën e Tetovës do t’i dorëzojë tek organet e drejtësisë.

“Uroj që zotëri Ahmeti mos të jetë shumë i sigurtë në organet e drejtësisë ku fatkeqësisht ka futur thellë duart e tij, sidoqoftë unë jam konstitucionalist dhe do të respektoj institucionet e drejtësisë, gjitha argumentet të cilat i kam për keqpërdorimet që janë bërë në Komunën e Tetovës do të orientohen në organet e drejtësisë”, deklaroi Kasami. Ai pohoi se tashmë në Prokurori janë parashtruar tre padi.

“Deri tash tre padi penale veçmë janë dorëzuar në prokurorinë Themelore në Tetovë dhe jam i bindur plotësisht se janë të argumentuara, do të vazhdojmë pra çdo keqpërdorim që të identifikojmë në Komunën e Tetovës ta njoftojmë Prokurorinë dhe ta procesojmë para organeve të drejtësisë. Besoj se do të ketë ndryshim të fuqishëm edhe në pushtetin qendror që zotëri Ahmeti mos të ketë mundësi që ta mbrojë krimin edhe në Komunën e Tetovës edhe pushtetin qendror, ashtu siç e ka mbrojtur deri tash”, tha mes tjerash Kasami.

Baby Boo