Kasami: Guri peshon rëndë në vend të vet, nuk do të lejojmë që rinia të bredhet rrugëve të Evropës


Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami ka mbajtur një deklaratë për media pranë hamamit kulturor të Tetovës.
Ai ka siguruar që koalicioni ”Mundemi”, do ta bëjë Malin Sharr një qendër atraktive-turistike.

”Ne si Lëvizje Besa do të kujdesemi edhe për tashëgiminë kulturore, do të kujdesemi edhe për hapësirat e gjelbërta për të gjithë qytetarët e Tetovës dhe të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Ne do të përkujdesemi që të kemi një jetë të dinjitetshme, një jetë të cilën e meritojnë të gjithë qytetarët”, ka deklaruar Kasami.

”Ne ju garantojmë që përmes koalicionit ”Mundemi”, do të arrijmë që malin Sharr ta bëjmë zonë atraktive-turistike dhe të mos jetë vetëm ”Kodra e Diellit”, ajo e cila ka mbetur mbrapa me investimet publike dhe me investimet private”, shton ndër të tjera kryetari i Lëvizjes Besa.

Kasami ndër të tjera thekson se koaliconi ”Mundemi” do të qeverisë ndryshe dhe se rinisë do t’ia mundësojë një standard jetësor evropian, që ajo mos të bredh rrugëve të Evropës, sepse, ”Guri i rëndë peshon në vend të vet”. /tetova1/

Baby Boo