Kasami: Gazetari Furkan Saliu të lirohet menjëherë!


Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami ka kërkuar lirimin e mënjehershëm të gazetarit Furkan Saliu, i cili u arrestuar sot nga pjestarët e njësive speciale, gjatë një ndeshje futbolli.

“Të arrestohet gazetari sepse po bënte punën e tij, kjo qenka liria e fjalës në vendin tonë. Jemi me Furkanin dhe me çdo gazetar tjetër që i shërben të vërtetës dhe publikut!
Kërkojmë nga institucionet kompetente të ndërmarrin të gjitha masat për rastin në fjalë. Pyesim publikisht kryeministrin teknik se pse nuk reagon për sulmin brutal ndaj fjalës së lirë?!”, ka shkruar Kasami.

Baby Boo