Kasami: “Financat në komunën e Tetovës janë katastrofale”


Kandidati për kryetar në komunën e Tetovës nga Lëvizja Besa, Bilall Kasami, i ftuar në “Rruga Drejt”, foli edhe për taksat në komunën e Tetovës, duke theksuar se gjendja financiare në komunë është katastrofale.

“Niveli i pagesës së taksave në komunën e Tetovës është në nivelin më të ulët në të gjitha komunat në Maqedoninë Veriore. Pra komuna e Tetovës vetëm gjatë vitit 2020 11% të buxhetit e ka pasur nga të hyrat e taksave, që nënkupton se ky 11% i taksave është keqpërdorur. Financat në komunën e Tetovës janë katastrofale. Tetova duhet të ketë një menaxher që di të menaxhojë financat e komunës dhe të ketë një buxhet të qëndrueshëm,” tha Kasami.

Baby Boo