Kasami: “Edhe dielli sot buzëqesh më bukur në Tetovë”


Kandidati për kryetar të komunës së Tetovës përmes një postimi në fejsbuk ka thënë se dielli në Tetovë po buzëqeshë me bukur dhe se fitorja e madhe e ktheu buzëqeshjen e qytetit.

Shkrimi i plotë i KasamitEdhe dielli sot buzëqesh më bukur në Tetovë. Fitorja e madhe e një Tetove Ndryshe ktheu buzëqeshjen e qytetit, ktheu shpresën e tetovarëve, ktheu shpresën se Tetovës do ti rikthehet shkëlqimi. Faleminderit të gjithë qytetarëve të qytetit më të bukur, faleminderit të gjithë atyre djemve dhe vajzave për aktivitetin e palodhshëm. Faleminderit qytetarit të heshtur që me votë ngriti zërin fuqishëm. Faleminderit qytetarit të ndershëm e të pathyeshëm. Faleminderit, faleminderit, faleminderit tetovarë!

Çdo votë tjetër kundër kësaj strukture që menaxhon Tetovën është votë për ndryshim. Bashkimi jonë për Tetovën Ndryshe do të na bëj të pathyeshëm pas dy javësh!
Mbështetja juaj tregoi se Tetovën e duam ndryshe, e duam të bukur, e duam më shumë se vetveten. Do të jem zëri juaj, në shërbim tuaj dhe në krahun tuaj.

Baby Boo