Kasami: “Duke sanuar një problem mjaft te vështirë, sot ballafaqohemi me një problem tjetër”


Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami njofton qytetarët se në kohën e fundit ballafaqohemi me problemin e mospasjes së ujit nëpër shtëpitë tona. E gjithë kjo si pasojë e defekteve që na paraqiten kohë pas kohe, ndërsa kjo vjen nga investimi joadekuat duke mos i respektuar standardet e nevojshme për këtë ujësjellës.

“Përmes këtij njoftimi nuk shfajësohemi nga obligimet dhe përgjegjësitë që i kemi marrë nga verdikti Juaj, por me sinqeritetin më të madh dua që ky njoftim të shërbej si informacion për situatën reale në të cilën ndodhemi bashkërisht.

Në vazhdimësi jemi ballafaquar me defekte të njëpasnjëshme, ndërsa gjithashtu shpreh falënderimet e mia për punonjësit e Ndërmarrjes Publike Komunale, të cilët në vazhdimësi janë nëpër majat e Malit Sharr duke u munduar dhe duke dhëne maksimumin e tyre, me ato pak kushte që kanë. Gjatë këtyre ditëve duke sanuar një problem mjaft te vështirë, sot ballafaqohemi me një problem tjetër, në një pikë tjetër të rrjetit të ujit”, shkruan Kasami në Facebook./Telegrafi/

Baby Boo