Kasami dhe Hoxha pritën në takim Zaevin dhe Filipçen, ja për çfarë biseduan


Në selinë Qendrore të Lëvizjes BESA në Shkup, Kryetari Bilall Kasami dhe sekretari gjeneral Arjanit Hoxha, pritën në takim Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev njëherit edhe kreun e Lidhjes Social Demokrate dhe nënkryetarin e saj Venko Filipçe.

Në këtë takim, si partnerë të koalicionit qeverisës që udhëhiqet nga LSDM, u diskutua për situatën aktuale politike në vend dhe për shumë çështje të tjera. Temë e takimit të sotëm ishin edhe zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në tetor.
Takimi ishte kryesisht në frymën e bashkëpunimit si partnerë të koalicionit dhe përpjekjeve të përbashkëta në qeverisjen e vendit, drejt zhvillimit dhe prosperitetit.
Lëvizja BESA
03.06.2021

Baby Boo