Kasami angazhon si këshilltar profesorin dhe shkencëtarin me renome ndërkombëtare Bashkim Ziberin!


Bilall Kasami angazhon profesorin dhe shkencëtarin me renome ndërkombëtare Bashkim Ziberin!

Kasami shkruan:
Një bashkëbisedim i këndshëm me profesorin dhe shkencëtarin me renome ndërkombëtare, i doktoruar në Universitetin e Lajpcigut, Fullbrajt Alumni i Universitetit të Harvardit dhe njohës i mirë i politikave arsimore dhe shkencore, Prof. Dr. Bashkim Ziberi.

Biseduam për problemet në sferën e arsimit dhe shkencës, sfidat kryesore, si dhe qasjen që duhet të kemi në të ardhmen për t’i adresuar të njejtat. Në fund u dakorduam që profesori të angazhohet si këshilltar dhe ekspert për arsim, shkencë dhe inovacion, për të ndihmuar në ndërtimin e platformës dhe strategjive për zhvillimin e këtyre fushave që do të ndikojnë drejtpërdrejtë në mirëqenien e shoqërisë sonë.

#VLEN

Baby Boo