Kasami akuzon BDI-në se shantazhon biznesmenët shqiptarë


Bilall Kasami në ClickPlus ka sqaruar deklaratën e Izet Mexhitit, ku akuzon BDI-në se po u bën presion biznesmenëve shqiptarë.

Kreu i Lëvizjes Besa thotë se është evidente presioni që u bëhet biznesmenëve, pasi siç shton, nëse ata publikisht shprehin përkrahjen për VLEN-in, të nesërmen u shkojnë inspektorët.

“Kemi fakte dhe argumente të cilat i kemi prezantuar para OSBE-së, para ambasadorëve. Pra, ne kemi afaristë të cilët nga momenti kur dalin me qëndrim të tyre, apo me një fotografi, apo në çfarëdo informate që e merr BDI dhe pushteti se ata mund të jenë me opozitën, ditën e nesërme, i kemi të gjitha llojet e inspektorateve në zyrat e tyre”, tha Kasami.

Baby Boo