Kartoni i gjelbër në Maqedoni paguhet më shumë se në tërë rajonin


Krahas ofertave të shtrenjta turistike për pushime verore jashtë vendit, harxhim shtesë për qytetarët që do të udhëtojnë jashtë vendit me automjetin e tyre janë harxhimet për karton të gjelbër dhe patentë shoferi ndërkombëtare.
Qytetarët e Maqedonisë paguajnë karton të gjelbër më të shtrenjtë në rajon dhe prandaj i nxjerrin vetëm kur janë të detyruar, gjegjësisht kur duhet të udhëtojnë jashtë vendit, përcjell Fakte.

Në Maqedoni, ky sigurim me vlefshmëri një mujore kushton 30 euro, ndërsa ajo një vjetore kushton 60 euro. Në pjesën më të madhe të shteteve të rajonit ky çmim është 10 euro dhe është e ndërlidhur me sigurimin vendor të automjetit dhe merret gjatë vetë regjistrimit të automjetit.

Edhe pse një kohë të gjatë u paralajmërua vendosja e këtij sistemi edhe në Maqedoni, por nuk erdhi deri te realizimi i plotë sepse kjo do të shtrenjtonte sigurimin bazë të automjeteve dhe me këtë edhe regjistrimin e tyre për të gjithë qytetarët, e jo vetëm të atyre që udhëtojnë jashtë vendit.

Çmimi i kartonit të gjelbër për një automjet me fuqi deri më 66 kilovatë në nivel vjetor është 3.690 denarë, ndërsa mbi 66 kilovatë është 5.536 denarë. Çmimi për automjet deri më 66 kilovatë në nivel mujor ështv 1.850 denarë, ndërsa mbi 66 kilovatë është 3.75 denarë./Telegrafi

Baby Boo