Kardiologjia shqiptare në Gjermani, Arbana Kasami Maliqi: Rruga e suksesit është e vështirë, por jo e paarritshme


Në kuadër të projektit të tyre Instituti për Lidership dhe Politika Publike ka realizuar video me mesazhe nga gra të suksesshme me qëllim të nxisin dhe vajza dhe gra të tjera drejt suksesit në karrierë.
Në videon e publikuar është Arbana Kasami Maliqi, e cila flet për sfidat e grave dhe vajzave ne karrierë.

Arbana Kasami Maliqi është kardiologe e lindur në Tetovë të Maqedoninë së Veriut, e cila profesionin e mjekësisë e praktikon në Gjermani më shumë se dhjetë vite. Studimet për mjekësi i ka mbaruar në Univeristetin e Johannes Gutenberg në Mainz të Gjermanisë, një nga universitetet më prestigjioze në Gjermani në fushën e mjekësisë.
Arbana ka ndjekur specializimet në fushën e mjekësisë interne, ku më vonë vazhdoi me një specializim tjetër të suksesshëm në fushën profesionale, por modestia e saj dhe zelli i punës për të ndihmuar çdokënd është ajo që e karakterizon atë si një mjeke dhe personalitet.
Pavarësisht anës tejet aktive profesionale, Arbana është gjithashtu nënë e dy fëmijëve.

Baby Boo