Kardiologjia në Ohër, një muaj pa aparat për trajtim


Në Qendrën për sëmundje kardiovaskulare në Ohër gati një muaj nuk funksionon pajisja për angiografi mëson Alsat M. Ajo shërben për trajtimin e pacientëve me infarkt akut dhe gjithashtu kryen procedura komplekse diagnostike dhe terapeutike për sëmundjet kardiovaskulare, sëmundjet koronare dhe karotide arteriale, si dhe për vendosjen e stentit. Një pacient disa ditë më parë në gjendje kritike nga kjo Qendër shëndetësore e Ohrit u transferua në Klinikën e Kardiologjisë në Shkup.

“Menjëherë është diagnostikuar zgjerimi ose aneurizmi i aortës torakale dhe si i tillë pacienti ka pasur nevojë për trajtim urgjent, të cilin fatkeqësisht në këtë moment në pjesën e diagnozës nuk kemi mundur ta bëjmë për shkak të një defekti në pajisjen. Pacienti është diagnostikuar dhe është dërguar për trajtim të mëtejshëm”, deklaroi Nikolla Bakraçeski-kardiokirurg.

Për shkak të kësaj situate disa pacientë dërgohen në Shkup në varësi të urgjencës dhe situatës në të cilën ndodhen. Ka pacientë që kanë termin të caktuar për intervenime, por të njëjtit janë informuar se intervenimi i tyre do të shtyhet.

“Nuk është njëjtë nëse pacientët do të udhëtojnë ose do të trajtohen brenda gjysmë ore, një ose dy orë nga shfaqja e simptomave, apo ata do të duhet të transportohen në Klinikën e Kardiologjisë në Shkup, e cila do të kërkojë kohë shtesë, që pa dyshim pacientët do të jenë të ekspozuar ndaj rrezikut”, theksoi ai.

Drejtuesit e spitalit thonë se pajisja së shpejti do të vihet në funksion.

“Të gjitha institucionet shëndetësore janë njoftuar menjëherë. Ministria e Shëndetësisë dhe ministri janë njoftuar menjëherë dhe është iniciuar një procedurë urgjente për prokurimin e një pjese të re që është defekt. Ne presim që deri në fund të muajit ose fillimit të dhjetorit të funksionojë angiografi. Ne kemi raste që më parë janë përkujdesur këtu dhe u jepet terapi dhe transportohen në klinikën e kardiologjisë- deklaro Elena Kovaçevska”, drejtore e spitalit.

Ndryshe, në Qendrën për Sëmundjet Kardiovaskulare në Ohër, e cila është e dyta nga madhësia pas atij në Shkup, kryhen rreth 1600 intervenime në vit ose pesë pacientë gjatë një dite pune. Ajo mbulon pjesën jugperëndimore të Maqedonisë dhe shumë shpesh vijnë pacientë nga Maqedonia Lindore dhe Shqipëria fqinje. Spitali planifikon të prokurojë të paktën edhe një aparat tjetër angiografik për të tejkaluar probleme të tilla. Sipas informacioneve, tashmë tre muaj kjo pajisje nuk funksion po ashtu edhe në spitalin e Strumicës./Alsat-M/

 

https://youtu.be/xrJfjzoYrm8

Baby Boo