Kardiokirurgu nga Tetova, Omer Xhemaili i interesuar për ndërtimin e një qendre rehabilitimi në Strugë


Ndërtimi i një qendre rehabilitimi në Strugë ka qenë tema kryesore në takimin e sotëm të kryetarit të komunës Ramiz Merko me kardiokirurgun Omer Xhemaili.

Xhemaili, i cili jeton dhe punon në Zvicër, siç njoftoi pres shërbimi i komunës, ka qenë i interesuar që të ndërtojë një qendër për rehabilitim, projekt me vlerë prej tetë milionë eurosh.

“Stafi profesional do të përbëhet nga mjekë nga Zvicra, të drejtuar nga kirurgu Xhemaili, ndërsa stafi teknik dhe ndihmës do të përbëhet nga profesionistë nga Struga, duke ofruar kështu mundësi për vende të reja pune për qytetarët në komunën e Strugës”, citohet në njoftim.

Komuna e Strugës informon se në fazën finale është edhe përpilimi i dokumentacionit për ndërtimin e spitalit të ri të qytetit.

Baby Boo