Karaxhovski: Sa më shumë testohet aq më i madh numri i rasteve me koronavirus


Drejtori i Komisionit për sëmundje ngjitëse Zharko Karaxhovski gjatë konferencës për shtyp ka prezantuar gjendje me koroanvirusin në Maqedoninë e Veriut. Sipas tij problem janë pesë qytete në Maqedoninë e Veriut.

Ai tha se pas 26 maj sipas anketave epidemiologjike ka të bëje me mos respektim të masave preventive që janë dhënë nga Komisioni për sëmundje ngjitëse.

Karaxhovski tha se inkubimi i virusit është prej 1 deri në 14, ndërsa 5.7 është mesatarja.

“Kemi ardhur në një gjendje kur e tërë Evropa lehtësoj masat, këtë e bëmë edhe ne. Por më duhet të them se për disa veprime shumë jam i dëshpëruar”, deklaroi Karaxhovski.

Karaxhovski tha se testimi ka treguar se sa më shumë testohet aq më i madh është numri më i madh i personave të diagonstifikuar me KOVID-19.

Baby Boo