Karaxhovski: Fruthi pasojë e fushatës anti-vaksinë


Mjeku Zharko Karaxhovski nga Instituti për Shëndet Publik kujtoi se Maqedonia nuk ballafaqohet për herë të parë me këtë sëmundje, pasi në të kaluarën, ka patur mbi 12 mijë të infektuar dhe afro 1200 të vdekur. Mjeku tha se gjithë ky infektim është si pasojë e mungesës së vaksinimit.

Ai tha se fushatat kundër vaksinimit janë vetëm të dëmshme për fëmijët, dhe të thëna nga njerëz të pa informuar.
Ai apeloi që të mos merret me tallje vaksinimi pasi që bëhet fjalë për diçka tejet serioze që mund të kërcënojë jetë njerëzish.

Virusi kalon nga njeriu në njeri prandaj ai sygjeroi që të mos dërgohen fëmijë në çerdhe dhe shkolla pasi që në ambiente të mbyllura, nuk ky virus përcillet shumë shpejtë.
Karaxhovski tha masat që do të ndërmerren lidhur me epideminë janë momentale, dhe varësisht nga efekti do të modifikohet. Tetë prej personave të infektuar janë shtrirë në klinikën infektiv.

Dy prej tyre janë në gjende më të rëndë. Në mesin e të infektuarve ka edhe një foshnje tetë muajshe, dhe fëmijë në moshë 3,4 dhe 5 vjeç. Por i infektuar me fruth është edhe një 31 vjeçar.

Baby Boo